Pronarët e pub-it historik ‘Black Bitch’ në West Lothian, Skoci, kanë njoftuar se do e riemërtojnë lokalin për shkak të shqetësimeve që emri i tij i vjetër mund të konsiderohet racist.
Lokali 350-vjeçar, që ka qenë krenaria dhe gëzimi i qytetit të Linlithgow, tani do quhet ‘Pema e Shelgut’, pavarësisht presionit prej muajsh nga vendasit e zemëruar që kanë kundërshtuar me forcë ndryshimin e emrit.
Aktivistët thonë se emri origjinal nuk ka të bëjë fare me racën dhe përkundrazi është një referencë për një legjendë lokale të një zagari femër që i sillte ushqim pronarit të tij të uritur, i cili ishte bllokuar në një ishull. Qeni i zi është paraqitur edhe në kreshtën heraldike të qytetit dhe ka frymëzuar një statujë në qendër të qytetit.
Banorët e Linlithgow kanë paraqitur rreth 500 firma në qeverinë lokale dhe madje kanë nisur një peticion online kundër ndryshimit të emrit, i cili arriti të mbledhë më shumë se 11,000 nënshkrime. Popullsia e përgjithshme e qytetit është pak më pak se 13,000 njerëz.
Megjithatë, pronari Greene King, ka këmbëngulur që emri i pijetores duhet të ndryshojë.
“Ne e dimë se ky emër nuk ishte fillimisht racist apo fyes. Por ne duhet të vlerësojmë se gjuha ka ndryshuar dhe është zhvilluar.” – tha ai për BBC vitin e kaluar kur u njoftua për herë të parë nisma.