Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Amendamentet e PL-së synojnë mbështetjen e studentëve, aq sa në Kosovë


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se amendamentet që ka dorëzuar forca e tij politike për Projektbuxhetin 2023, synojnë mbështetjen e studentëve.

“Amendamentet e Partisë së Lirisë për Projektbuxhetin 2023 synojnë mbështetjen e studentëve për përballimin e kostove të rritura të jetesës. Kjo mbështetje duhet të jetë të paktën sa mbështetja që u është dhënë bashkëmoshatarëve të tyre në Kosovë.”– shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale.

Ditën e djeshme në mbledhjen e Kryesisë, Partia e Lirisë kërkoi disa amendamente lidhur me projektbuxhetin e vitit 2023.

Në Arsim, u kërkua mbështetje financiare për studentët, 100 euro në muaj për të përballuar krizën e çmimeve dhe kostove studentore, për t’i barazuar me bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë.

Po ashtu edhe mbështetje për kërkimin shkencor, që të shkojë të paktën në 0.3% e PPB siç kanë kërkuar edhe pedagogët.

Kërkesa e tretë është për rritjen e pagave të pedagogëve 20% nga buxheti shtetit sipas kërkesave të Sindikatës Kombëtare të Pedagogëve me planin që të shkojë në 50% brenda dy viteve, si dhe rritje e pagave 12% të mësuesve duke filluar nga 1 janari për të përballuar rritjen e çmimeve dhe koston e jeteses.