Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka komentuar deklaratat e sotme të Enkelejd Alibeaj nga foltorja e Kuvendit.
Në një postim në rrjetet sicuale, Paloka shkruan se Alibeaj është përfaqësuesi i asaj PD-je që voton në parlament siç urdhëron kryeministri Rama.
“Alibeu paska dalë në podium për të sulmuar PD jo Ramën! Ky që pranon të ulet e bashkëpunojë me Tao Ballën, deklaroi se as ‘nuk do ti përfaqësojë ata me të cilët nuk e lidh asgjë’, duke nënkuptuar deputetët e PD. E me paturpësi pastaj shton se qenka kryetar i grupit të PD! Të kujt PD, të asaj që voton në Parlament siç urdhëron Rama e që ka përfunduar më keq se ‘kërpërata’? Të atij grupi që bashkëpunon me Ramën në Parlament për t’i mbyllur gojën opozitës e për të bllokuar nismat e saj?”– shkruan Paloka.
Më tej Paloka përmend nismat e opozitës që sipas tij janë bllokuar.
“A mund të na thotë ky Alibeu si pjesë e Konferencës së Kryetarëve se si ka mundësi që Rezoluta për krimet e genocidin në Kosovë, në shkelje të çdo procedure, vazhdon të qëndrojë në sirtar?
Po projektligji për lustracionin i paraqitur nga ne, pse vazhdon të mos e shoh dritën? A e ka ngritur në Konferencën e kryetarëve këtë çështje ky “bashkëluftëtari” i Tao Ballës në gjoja hapjen e dosjeve?! Sigurisht që jo, sepse nuk e lënë Tao me Ramën. Prandaj dhe Rama ndjehet komod dhe lëshon çfarë i vjen në gojë për opozitën, kur në sallë është vetëm Alibeu…
Prandaj shumë shpejtë në atë sallë do duhet të flasin shqiptarët, demokratët e jo ata që kanë uzurpuar karriget e mandatet me votën e tyre e ca më shumë ata që janë aty me votë të vjedhur e manipuluar.”– shton Paloka.