Vendosni fjalën kyçe....

Partia Demokratike hap faqe të re online: “Pdsh.al, portali i demokratëve”


Partia Demokratike e Shqipërisë ka hapur një faqe të re online, pdsh.al. Sipas një njoftimi të bërë publik për mediet, thuhet se në këtë faqe të re “çdokush mund të informohet mbi zhvillimet në këtë forcë poltike dhe në vend, mbi ngjarjet e ditës dhe me aktivitetin politik të PDSH-së”.

Fjalimet, deklaratat, aktivitetet brenda dhe jashtë selisë së Partisë Demokratike thuhet se do të publikohen në faqen e re në “transparencë të plotë” për median dhe qytetarët.

Statuti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, aksioni politik, strukturat e saj, programi, historiku, vlerat themelore, filozofia dhe publikime të tjera janë rubrikat kryesore të faqes online.

Në këtë faqe gjithashtu qytetarët mund të denoncojnë raste të abuzimit të pushtetit dhe problematika apo shqetësime të tyre apo të komuniteteve.

Kjo vjen pasi faqja e vjetër pd.al mbeti në dorë të grupit të rreshtuar nga ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.