Mes deputetit të PD-së, Agron Shehaj dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri ka ndodhur një debat në parlament.
Dy deputetët kanë shkëmbyer replika dhe ofendime me njëri tjetrin.
Gjiknuri akuzoi Shehajn se ka fshehur një ndërtim të tijin me emër tjetër, madje duke përdorur fjalë ofenduese mbi aparencën e demokratit.
Ndërsa nga ana tjetër Shehaj e ka quajtur Gjinkurin hajdut.
Pjesë nga debati:
Damian Gjiknuri: Unë nuk erdha këtu për të bërë debate. Sa herë idioti i dobishëm. Mos e përdor këtë foltore për të zëvendësuar Gjykatën e Tiranës,. Ti je një rast interesant. Ti sfidon ligjet e natyrës se si ka mundësi të bëhesh ti i pasur me këtë pamje dhe budallallëqet që thua. Ti duhet të jesh një rast i mirë për t’u studiuar. Po të qe për ndërtim shiko ndërtimin tënd, se ke ndërtim aty je fshehur me emër tjetër. Më trego sekretin sesi një budalla mund të bëhet i pasur, pasi do t’u jepje shpresë miliona njerëzve.
Shehaj: Një hajdut je thjesht një hajdut, e kupton…
Gjiknuri: Shko në gjyq
Shehaj: Ti e kontrollon drejtësinë… Hajdut. Qepe. Kam punuar Damian, por ti nuk e di çfarë është puna