Vendosni fjalën kyçe....

Vijojnë tensionet në Kuvend, deputetët e PD-së komunikojnë përmes rrjeteve sociale pasi Felaj u heq fjalën


Ndërkohë që foltorja e Kuvendit vijon e bllokuar nga deputetët e PD-së, seocialistët kanë vijuar seancën sipas programit ndërsa demokratët komunikojnë me publikun përmes rrjeteve sociale.

Deputeti Belind Këlliçi akuzoi socialistët për mosmiratimin e kërkesës së opozitës për debat me ministren e Jashtme Xhaçka.

“Goditjen më të fortë drejtuesja e seancës ia dha Olta Xhaçkës se nuk i dha mundësinë të mbrohej. nëse ne po i biem në qafë, të vijë këtu të mbrohet. Refuzimi i kërkesës sonë ditën e sotme për të pasur një debat me mocion në rastin e investitores strategjike bëhet vetëm e vetëm për t’i mbyllur gojën opozitës. Sot jemi njohur me procesverbalin e seancës së kaluar ku kemi parë atë debat të një niveli bandidesk, ku Edi Ramën e kanë zili të gjithë të burgosurit. Ne jemi te vendi i krimit, ku Edi Rama fyen opozitën, deputetët. Sot dy deputetë të opozitës janë të përjashtuar për 10 ditë vetëm se i janë përgjigjur akuzave dhe fyerjeve të Edi Ramës. Sot kemi një opozitë të vërtetë në mbrojtje të interesit të qytetarëve. Drejtuese e seancës mund të vazhdosh seancën normalisht duke i dhënë fjalën të gjithë deputetëve që kanë kërkuar fjalën. Nuk na dhe të drejtën as për procedure.” – tha Këlliçi.