Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky: Shumë të korruptuar u larguan nga vendi pasi Rusia na pushtoi


Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se shumë zyrtarë të korruptuar u larguan nga vendi pas pushtimit nga Rusia këtë shkurt.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një videokonference në Forumin e Ekonomisë së Re në “Bloomberg”.

“Gjërat kryesore që duhet t’i kushtojmë vëmendje janë këto: ne jemi të bashkuar, ata që kanë mbetur janë të gatshëm të mbrojnë shtetin e tyre. Askush nuk do të jetë në gjendje të falë korrupsionin në Ukrainën e ardhshme. Të gjithë kemi kaluar nëpër sfida shumë të vështira dhe një kohë shumë të vështira.”– tha Zelensky sipas Ukrinform.

Përveç kësaj, ai shprehu shpresën se pas përfundimit të luftës, ndikimi ekonomik, politik dhe informativ i Rusisë do të zhduket.

“Nuk do të ketë ndikim të kapitalit rus në Ukrainë – ata ose u tërhoqën nga ndërmarrjet tona ose ne i dëbuam. Partia politike është e ndaluar dhe ata nuk do të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme. Nuk do të ketë ndikim mediatik në zhvillimin tonë dhe as në drejtimin gjeopolitik nuk do të ketë.”- theksoi presidenti.

Siç raporton Ukrinform, Byroja Shtetërore e Hetimit kishte nisur që nga fillimi i luftës 321 procedime penale për krime në fushën doganore.