Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka sulmuar protestën e thirrur nga Partia Demokratike më 6 dhjetor ditë kur dhe në Shqipëri do zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Sipas tij protesta është kundër Samitit dhe do turpërojë Shqipërinë.
Balla shkruan se Berisha do presë në besë shqiptarët me protestën duke thyer çdo normë.
“Turpi i Shqipërisë ka emër!
Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Këtë rregull kurrë nuk e ka shkel askush në Shqipëri. Ne kemi shkruar historinë tonë me kodin tonë të mikpritjes.
Por tradhtari dhe turpi i çdo vlere shqiptare Sali Berisha do të presë në besë shqiptarët më datë 6 Dhjetor 2022, duke thyer çdo normë, me kanun e kode shqiptari. Nuk e ka herën e parë që e bën.
Sali Berisha thërret protestë kundër Samitit BE-Ballkani Perëndimor, thërret njerëzit e tij të turpërojnë Shqipërinë.
Sali Berisha thërret protestë në ditën e dasmës më të bukur të ribashkimit me Europën.
A ka ndokush më pikëpyetje për kë punon Sali Berisha?!
O vëllezër e motra ky tradhtar ka thirrë protestë kundër Bashkimit Europian. Ky tradhëtar po i shërben lojës së Vladimir Putinit kundër Bashkimit Europian”-shkruan Balla.