PD i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese, vetëm një ditë pasi maxhoranca socialiste rrëzoi raportin e opozitës të dalë nga Këshilli i Rregullores për Mandatet dhe Imunitetin, që kërkonte heqjen e mandatit të deputetes për Olta Xhaçkën.
Në fakt, janë depozituar dy padi me të njëjtin objekt, një nga deputetët që mbështesin Sali Berishën dhe një nga grupi i Enkelejd Alibeajt.
Padia e grupit të parë u dorëzua nga deputeti Agron Shehaj, ndërsa padia e dytë nga Gazment Bardhi.
Grupi i Berishës ka mbledhur firmat e 28 deputetëve. Ndërsa grupi i Alibeajt 14.
Deputetët që firmosën padinë e dorëzuar nga Shehaj:
- Agron Shehaj,
- Oerd Bylykbashi
- Edmond Spaho
- Elda Hoti
- Xhelal Mziu
- Belind Kelliçi
- Albana Vokshi
- Edi Paloka
- Luciano Boci
- Sorina Koti
- Sali Berisha
- Luan Baçi
- Lindita Metiaj
- Isuf Cela
- Kasem Mahmutaj
- Gerta Bardeli
- Flamur Noka
- Bledjon Nallbati
- Ina Zhupa
- Tritan Shehu
- Ervin Salianji
- Kreshnik Çollaku
- Petrit Vasili
- Erisa Xhixho
- Dashamir Shehi
- Monika Kryemadhi
- Ramadan Lika
- Emilja Koliqi
Deputetët që firmosën padinë e dorëzuar nga Bardhi:
- Gazment Bardhi
- Merita Bakiu
- Lefter Geshtenja
- Zheni Gjergji
- Ferdinand Xhaferraj
- Arbi Agalliu
- Orjola Pampuri
- Jorida Tabaku
- Saimir Korreshi
- Flamur Hoxha
- Emilja Koliqi
- Ilda Dhori
- Dashnor Sula
- Seladin Jakupllari