Vendosni fjalën kyçe....

Lefter Maliqi kandidati i Partisë së Lirisë në primaret e PD-së për Bashkitë


Ish-deputeti Lefter Maliqi është kandidati i parë nga Partia e Lirisë që do të kandidojë në Primaret e  PD, për bashkinë e Kuçovës.

Maliqi konfirmon kandidimin e tij nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

Ai ka falënderuar Kryetarin e PL-së, Ilir Meta për mbështetjen dhe kreun e PD-së Sali Berisha për miratimin e emrit.

Zyrtarisht kandidat në primare për Kryetar Bashkie në Kuçovë! Mirënjohje Kryetarit të Partisë së Lirisë Z. Ilir Meta për mbështetjen, Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Doktor Berishës për miratimin e emrit. Ftoj demokratët, opozitën e bashkuar dhe simptizantët e saj më datë 04 Dhjetor në votim të lirë dhe demokratik. Sfida jonë e përbashkët është data 14 Maj; fitorja në Bashkinë  Kuçovë. Kthimi i besimit dhe i shpresës për të ndryshuar Bashkinë, e cila i përket qytetarëve pa dallim politik dhe jo Kryetarit. Fitore”-shkruan Maliqi.