Vendosni fjalën kyçe....

“Mendohet se është në një koma të parikuperueshme” – Klodiana Lala jep dejate mbi rastin e dhunimit të vajzës nga Kenia (VIDEO)


Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar të tjera detaje lidhur me rastin dhe gjendjen e Joy Aoko, 22-vjeçares nga Kenia që u gjet e dhunuar pranë banesës së saj e që tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Sipas gazetares, e reja që punonte në një kazino në Tiranë, ka tre brinjë të thyera e dëmtime të rënda në mushkëri dhe në tru dhe ka kaluar në koma të parikuperueshme.

“Joy ka 3 brinjë të thyera, ka dëmtime të rënda mushkëri dhe dëmtime të rënda në kokë dhe mendohet se është në një koma të pakthyeshme. Unë mendoj se nuk mund të rikuperohet nga bisedat që kam patur me nënën dhe me mjekët.”- tha Lala.

Ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Lala tha se e reja është gjetur nga shoqja e saj e shtrirë përmbys dhe gjysmë e zhveshur dhe se Policia ka tentuar ta fshehë ngjarjen.

Rasti i Joy Ayoko u mbajt i fshehtë dhe nuk u raportua asokohe as nga mediat e as nga policia e cila reagoi zyrtarisht vetëm një muaj pas ngjarjes, duke dhënë shumë pak hollësi për atë që kishte ndodhur.

Biseda në studio:

Klodiana Lala: Njoftimi ka dalë nga një gazetare britanike që jeton në Tiranë. Ka hedhur një njoftim në rrjetet sociale, Alice Taylor. Aty ka qenë dhe sinjalizimi i parë për ngjarjen. Më pas portali Hashtag ka bërë një shkrim të detajuar, që e zgjeronte më shumë çështjen.

Me thënë të drejtën, është ndër ato raste kur polica, përveç se njoftimin e ka krejt të paqartë, Polcia ka fshehur ngjarjen, nisur që nga njoftimi që del data e gabuar.

Joy ka mbërritur në Shqipëri muajin Shkurt në bazë të një kontrate që ka bërë me kompaninë infinity invest, e punësuar zyrtarisht me dokumente të rregullta. Rezulton e pajisur me leje qëndrimi deri në fund të Dhjetorit të këtij viti. Kompania kishte një kontratë të përkthyer në dy gjuhë, dhe në shqip edhe në anglisht. Kishte dhe një dokument për pozicionin që do të kishte në kazino. Ishte krupiere, në kazinonë në Tiranë ku ka punuar nuk kishte asnjë shtetas shqiptar. Ishin shtetas ganezë, gjeorgjianë, ukrainas dhe kenianë.

Nga data 12 duke hyrë 13-ta, shoqja e saj Emili i është drejtuar Komisaritatit Numër 1, duke bërë një denoncim se kishte humbur kontaktet me mikeshën e saj, ka pretenduar se nuk kishte asnjë kontakt.

Në dëshminë ajo thotë se ka kontaktuar një ndër punonjësit e kazinosë, që ishte shofer sepse ai kishte patur një marrëdhënie intime me Joyn dhe për këtë arsye i ka kërkuar djalit me inicialet R.P nëse ishte me të dhe është një nga të dyshuarit ai. Ai ka thënë se nuk është me të dhe kanë nisur hetimet.

Çfarë ka ndodhur më pas? Ajo është gjetur të nesërmen në datë 14, është konstatuar nga një tjetër shtetase ganeze, e cila ka dalë nga hosteli në të cilin këta qëndronin, ka shkuar në dhomën e saj dhe ka qenë duke u ushqyer me bukë dhe çokokrem. Në momentin që një nga vajzat që punonte në kaziono, ka dalë dhe ka parë poshtë në dritare, shikon një person përmbys dhe ishte gjysmë e zhveshur. Ka njoftuar policinë, kanë dalë jashtë dhe kanë parë se ishte Joy. Kanë njoftuar policinë.

Blendi Fevziu: 24 orë me vonesë? Po ajo a ka qenë 24 orë e shtrirë aty apo?

Klodiana Lala: Këtë nuk di ta them. Janë kërkuar pamjet e një ambasade në Tiranë sepse hosteli ku ato qëndrojnë është shumë pranë një ambasade dhe vetëm përmes saj mund të kuptohen të gjitha lëvizjet. Është një rrugicë qorre, nuk ka dalje, do të thotë se ka pasur persona që e kanë njohur shumë mirë terrenin. Në moment ajo ka njoftuar, ka ardhur mjeku bashkë me infermierin, nuk kanë arritur dot ta nxjerrin nga aty, dera ka qenë e mbyllur, e kanë ngritur trupin e vajzës mbi rrethim për ta çuar në ambulancë, e kanë transferuar në spitalin e Traumës.

Në momentin që ka hyrë policia, janë konstatuar 2 celularët e saj, të cilët të 2 kanë qenë pa asnjë kontakt, ka qenë gjithçka e fshirë. Sipas mikeshës së saj, dritaret kanë qenë të mbyllura, pra nuk ka pasur hipotetikisht mundësi që vajza të mund të ishte hedhur. Pranë trupit të saj është gjetur edhe një shiringë, gjithashtu në dhomën e saj është gjetur dhe një pije alkoolike, por në fakt nga të gjithë dëshmitë që kanë dhënë punonjësit në kazino, personat që e shoqëronin dhe e njihnin, vajza nuk konsumonte as lëndë narkotike dhe as alkool. Joy ka 3 brinjë të thyera, ka dëmtime të rënda mushkëri dhe dëmtime të rënda në kokë dhe mendohet se është në një koma të pakthyeshme. Unë mendoj se nuk mund të rikuperohet nga bisedat që kam patur me nënën dhe me mjekët. Policia e ka fshehur. Nëse nuk do të ishtë nga gazetarja e huaj që jeton në Tiranë, unë mendoj se nuk do ta kishim zbuluar kurrë këtë ngjarje.