Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar një mesazh lidhur me amendamentet që ka depozituar në Kuvend për buxhetin e vitit 2023.
Sipas tij, amendamentet e Partisë së Lirisë do të evitojnë rëndimin e menjëhershëm të barrës fiskale. Po ashtu dhe dekurajimin e profesionistëve të lirë, në mënyrë që ata të mos largohen nga vendi.
“Amendamentet e Partisë së Lirisë për Projektbuxhetin 2023, për të evituar rëndimin e menjëhershëm të barrës fiskale dhe për të evituar dekurajimin e profesionistëve të lirë, në mënyrë që ata të mos largohen nga vendi.”-shkruan Meta në rrjetet sociale.