Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Largimi i Ramës do përmirësojë lirinë e medias


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkruar mbi misionin që “organizata për Siguri të gazetarëve” ka zhvilluar në Shqipëri.

Meta thotë se përkeqësimi i lirisë së medias është rezultat i kapjes së shtetit.

“Liria e medias do përmirësohet me largimin e Kryeministrit”-shkruan më tej Meta.

Përkeqësimi i lirisë të medias është rezultat i kapjes të shtetit dhe korrupsionit skizofrenik që po ndodh. Vetëm largimi i “Rilindjes” dhe këtij Kryeministri përmirëson lirinë e medias dhe garanton të drejtat e gazetarëve”-shkruan Meta.