Alkooli nuk do të shitet në asnjërin prej tetë stadiumeve ku do të zhvillohet Kampionati Botëror në Katar.
Kjo pasi siç shkruan BBC, FIFA ndryshoi politikën e saj vetëm dy ditë para fillimit të turneut.
Alkooli ishte vendosur të shërbehej “në zona të caktuara brenda stadiumeve“, pavarësisht se shitja e tij është e kontrolluar rreptësisht në vendin mysliman. Ata në zonat e korporatave të stadiumeve në turne do të ishin ende në gjendje të blejnë alkool.
Kupa e Botës fillon të dielën kur Katari do të luajë kundër Ekuadorit.
Kompania Budëeiser, një sponsor kryesor i FIFA-s, kishte të drejta ekskluzive për të shitur birrën në Kupën e Botës.
“Pas diskutimeve ndërmjet autoriteteve të vendit pritës dhe FIFA-s, është marrë një vendim për të fokusuar shitjen e pijeve alkoolike në festivalin e tifozëve të FIFA-s, destinacione të tjera të tifozëve dhe vende të licencuara, duke hequr pikat e shitjes së birrës nga perimetri i stadiumit të Katarit të Kupës së Botës 2022.”- thuhet në deklaratën e organit drejtues të futbollit botëror.
Budweiser postoi një mesazh në Twitter të premten duke thënë, “Epo, kjo është e vështirë“. Por postimi u fshi më vonë.
Shoqata e Mbështetësit të Futbollit (FSA) kritikoi kohën kur u mor vendimi për të ndaluar shitjen e birrës për shumicën e tifozëve.