Kryeministri Edi Rama ka kërkuar falje në lidhje me postimin që bëri dje mbi kompaninë Alabbar që do të ndërtojë portin e Durrësit.
Në postimin e djeshëm ai shprehej se e njëjta kompani do ndërtonte “Manhatanin e Zagrebit”, por kjo rezultoi se nuk ishte e vërtetë pasi projekti ishte bllokuar pas protestave të opozitës dhe qytetarëve kroatë.
Rama tha se një kontroll i thjeshtë do të mjaftonte për të mos gabuar dhe kërkoi falje.
“Postimi i djeshëm mbi ‘Manhatanin e Zagrebit’ nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin! Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, po kërkon falje!”- shkruan Rama.
Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit”nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin!Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet,po kërkon falje! pic.twitter.com/z4D9mIItOk
— Edi Rama (@ediramaal) November 18, 2022