Presidenti kinez Xi Jinping tha të enjten se zona e Azi-Paqësorit ishte ‘oborri i askujt’, duke kërkuar për një bashkëpunim më të madh rajonal për zhvillimin dhe sigurinë.
“Azia-Paqësori nuk duhet të bëhet një arenë për një garë të madhe fuqie.” – tha Xi, duke shtuar se “Asnjë përpjekje për të zhvilluar një luftë të re të ftohtë nuk do lejohet kurrë nga pushteti ynë.”
Sipas tij, çdo përpjekje për të prishur apo çmontuar zinxhirët industrialë e të furnizimit të formuara në Azi-Paqësor gjatë shumë viteve do e çojë bashkëpunimin ekonomik të rajonit në qorrsokak.
“Shekulli 21 është shekulli i Azi-Paqësorit. Ne, anëtarët e këtij rajoni, kemi bërë një rrugë të gjatë në arritjen e zhvillimit ekonomik dhe me siguri do shkruajmë një kapitull edhe më të shkëlqyer në vitet në vijim.” – theksoi Xi.
Udhëheqësi kinez parashtroi një propozim prej gjashtë pikash në këtë drejtim, përkatësisht forcimin e themelit për zhvillim paqësor, ndjekjen e një qasjeje zhvillimit me njerëzit në qendër, nivele më të larta hapjeje, lidhje të standardeve më të larta, ndërtim industriale dhe furnizim të qëndrueshëm dhe të papenguar si dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik.
Rajoni Azi-Paqësor përbën rreth 60% të popullsisë së botës dhe pothuajse 50% të prodhimit ekonomik global. Një nga pjesët me rritje më të shpejtë të botës, ajo shihet gjerësisht si një qendër e tregtisë globale.