Një zjarr ka përfshirë disa makina në një servis herët mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës.
Sipas Policisë, zjarri ka djegur dy makina që ndodheshin të parkuara në ambientet e jashtme të servisit.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Dejë, Vau i Dejës, në ambientet e jashtme të një servisi automjetesh, në pronësi të shtetasit D. S., 44 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur plotësisht, 2 automjete të parkuara.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet hetimore, për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”– thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia ka dyshime se ngjarja mund të jetë e qëllimshme.