Hulumtimi i ri i publikuar nga ‘Ecole de Guerre Economique’ e Francës ka zbuluar disa gjetje të jashtëzakonshme se kujt dhe çfarë i frikësohen më shumë shërbimet e inteligjencës franceze kur bëhet fjalë për kërcënimet ndaj ekonomisë së vendit.
Gjetjet bazohen në kërkime dhe intervista të gjera me ekspertë të inteligjencës franceze, duke përfshirë përfaqësues të agjencive të spiunazhit due pasqyruar pozicionet e mendimet e specialistëve në fushën e pakontrolluar të luftës ekonomike. Pikëpamja e tyre kolektive është shumë e qartë – 97 për qind e konsiderojnë SHBA-në si fuqinë e huaj që ‘kërcënon më shumë interesat ekonomike’ të Parisit.
Hulumtimi u krye për t’iu përgjigjur pyetjes, ‘çfarë do bëhet me Francën në një kontekst gjithnjë e më të përkeqësuar të luftës ekonomike?’. Kjo pyetje është bërë gjithnjë e më urgjente për BE-në pasi sanksionet perëndimore mbi eksportet e Moskës, veçanërisht energjinë, kanë pasur një efekt katastrofik në vendet evropiane. Sanksionet nuk e kanë dëmtuar aspak SHBA-në, vendi që po shtyn në mënyrë më agresive për këto masa.
Siç shpjegon autori kryesor i raportit, Christian Harbulot, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, Franca ka ‘jetuar në një gjendje e pamundësisë së të shprehurit’, ashtu si edhe vendet e tjera evropiane.
Në përfundim të luftës, ‘frika e dukshme’ në mesin e elitave franceze nga marrja e pushtetit në Francë nga Partia Komuniste ‘nxiti fuqimisht një pjesë të klasës politike të vendoste sigurinë në duart e SHBA-së, veçanërisht duke bërë thirrje për krijimin e bazave të përhershme ushtarake në Francë’.
“Është e vetëkuptueshme që çdo gjë ka çmimin e vet. Kompensimi i kësaj ndihme nga përtej Atlantikut do na bënte të futeshim në një gjendje varësie globale – monetare, financiare, teknologjike – në lidhje me SHBA-në.” – thotë Harbulot. Dhe përveç viteve 1958 – 1965 kur gjenerali Charles de Gaulle u përpoq të rriste autonominë e Parisit nga Uashingtoni dhe NATO-ja, liderët francezë ‘janë futur në radhë’.
Si rezultat, politikanët dhe publiku po përpiqen të identifikojnë ‘kush është armiku i tyre’ në të vërtetë. ‘Në sferat e pushtetit’ anembanë Europës, thotë Harbulot, ‘është e zakonshme të mbahet në heshtje ky lloj problemi’ dhe lufta ekonomike mbetet një ‘konfrontim i nëndheshëm që paraprin, shoqëron dhe më pas merr përsipër konfliktet klasike ushtarake’.
Kjo nga ana tjetër do të thotë se çdo debat për ‘armiqësinë ose dëmtimin’ në marrëdhëniet e Evropës me Uashingtonin humbet pikën themelore që ‘SHBA kërkon të sigurojë supremacinë e saj mbi botën, pa u shfaqur si një perandori tradicionale’.
BE-ja mund të ketë një suficit tregtar prej 150 miliardë eurosh me SHBA-në, por këto të fundit nuk do lejonin kurrë me dëshirë që ky avantazh ekonomik të përkthehet në ‘autonomi strategjike’ prej saj. Dhe ky përfitim arrihet në sfondin e vazhdueshëm të ‘presionit të fortë gjeopolitik dhe ushtarak’ nga SHBA në çdo kohë.
Harbulot beson se ‘pamundësia e të shprehurit’ do jetë edhe më e theksuar në Gjermani, pasi Berlini ‘kërkon të krijojë një formë të re supremacie brenda Evropës’ bazuar në varësinë e tij nga SHBA-ja.
Meqenëse Franca ‘nuk është në një fazë të ndërtimit të pushtetit, por më tepër në një kërkim për të ruajtur fuqinë e saj’ – një gjendje ‘shumë ndryshe’ – kjo do të thotë se francezët mund të njohin dhe pranojnë më lehtë varësinë toksike nga Uashingtoni dhe ta shohin si problem që duhet zgjidhur.
Ndërkohë Gjermania është tani për tani vendi më i prekur nga sanksionet anti-ruse. Disa analistë kanë folur për një deindustrializim të mundshëm të Gjermanisë, pasi paaftësia e saj për të fuqizuar sektorët ekonomikë me energji intensive ka shkatërruar suficitin e saj tregtar 30-vjeçar.
Por përveçse ‘varësia’ e Francës nga Uashingtoni është e ndryshme nga ajo e Gjermanisë, Parisi ka arsye të tjera për të kultivuar një ‘kulturë të luftës ekonomike’ e për të mbajtur të dhëna të qarta të ‘interesave të huaja’ që po dëmtojnë ekonominë dhe kompanitë e vendit.
Një urdhër spiunimi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së dërguar anëtarëve të tjerë të rrjetit global të spiunazhit ‘Five Eyes’ – Australisë, Kanadasë, Zelandës së Re dhe Mbretërisë së Bashkuar – i lëshuar nga WikiLeaks, tregon se që nga të paktën 2002 Uashingtoni u ka kërkuar aleatëve të tij anglishtfolës çdo vit për nevojën për informacion, duke kërkuar çdo të dhënë që mund të gjejnë mbi aktivitetet ekonomike të kompanive franceze, politikat ekonomike dhe tregtare të qeverisë franceze dhe pikëpamjet e Parisit për samitet vjetore të G8 e G20.
Çfarëdo që zbulohet ndahet me vendimmarrësit dhe departamentet kryesore ekonomike të SHBA-së, përfshirë Rezervën Federale dhe Thesarin, si dhe agjencitë e inteligjencës si CIA. Një tjetër publikim i klasifikuar i WikiLeaks tregon se ky i fundit – midis nëntorit 2011 dhe korrikut 2012 – punësoi spiunë nga të gjithë ‘Five Eyes’ (OREA) për të infiltruar dhe monitoruar fushatat e partive dhe kandidatëve në zgjedhjet presidenciale të Francës.
Uashingtoni ishte veçanërisht i shqetësuar për një fitore të Partisë Socialiste, dhe kështu kërkoi informacion mbi një sërë temash, ‘për të përgatitur politikëbërësit kryesorë të SHBA për peizazhin politik francez paszgjedhor dhe ndikimin e mundshëm në marrëdhëniet SHBA-Francë’.
Me interes të veçantë ishin ‘pikëpamjet e kandidatëve presidencialë mbi ekonominë franceze, cilat politika aktuale ekonomike i shohin se nuk funksionojnë dhe cilat politika nxisin për të ndihmuar në rritjen e perspektivave të rritjes ekonomike të Francës’.
CIA ishte gjithashtu shumë e interesuar për ‘pikëpamjet dhe karakterizimin’ e SHBA-së nga ana e kandidatëve presidencialë, si dhe për çdo përpjekje të tyre dhe partive që ato përfaqësonin për të ‘mbërritur te liderët e vendeve të tjera’, duke përfshirë disa nga shtetet që formojnë vetë rrjetin Five Eyes.