Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania do ulë numrin e bagëtive për të luftuar ndryshimet klimatike, pritet mungesë mishi në treg – Die Welt


Gjermania mund të përballet me një mungesë mishi dhe një rritje të mëvonshme të çmimeve brenda katër deri në gjashtë muajt e ardhshëm, raportoi Die Welt këtë javë, duke cituar Shoqatën Gjermane të Industrisë së Mishit (VDF).

“Për katër, pesë, gjashtë muaj do të kemi boshllëqe në rafte.” – tha për median Hubert Kelliger, kreu i shitjeve në kompaninë e mishit ‘Westfleisch’ dhe një anëtar i bordit të VDF-së.

Sipas Kelliger, mungesat më të mëdha priten në furnizimin me mish derri. Ai thotë se Berlini këmbëngul të zvogëlojë përgjysmë numrin e bagëtive për të mbrojtur klimën. Megjithatë, ekspertët thonë se kjo do çonte në mbyllje masive të kompanive prodhuese të mishit, gjë që do të rezultonte në një rritje prej 40% të çmimit të mishit.

Ulja e numrit të bagëtive mund të çojë gjithashtu në një ulje të furnizimit me pleh natyral, duke rezultuar në një rënie të rendimentit të perimeve ose një rritje të kostos së prodhimit për shkak të çmimeve të larta të plehrave artificiale. Secila situatë do përkeqësonte krizën ushqimore në Gjermani.

Ndërsa përfaqësuesit e industrisë së mishit vërejnë se vegjetarianizmi dhe veganizmi janë bërë gjithnjë e më të njohura në vend gjatë viteve të fundit, ata thonë se mbi 90% e njerëzve ende blejnë dhe hanë mish.

Gjermania është mbështetur gjithnjë e më shumë në importet e mishit sesa në prodhimin vendas. Pjesa e produkteve të viçit dhe derrit nga jashtë është rritur muajt e fundit dhe vendi është aktualisht importuesi më i madh i mishit në Evropë, sipas VDF.

Ekspertët e VDF-së thonë se Berlini po bën të njëjtin gabim në drejtim të importit të mishit siç bëri me energjinë, rritja e varësisë nga importet mund të çojë në rrezikun e një krize ushqimore së bashku me krizën energjetike.