Vendosni fjalën kyçe....

Kim Jong-un prezanton për herë të parë vajzën e tij në publik


Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un është shfaqur për herë të parë në publik me vajzën e tij të vogël, duke konfirmuar raportet e përfolura për ekzistencën e saj.

Diç shkruan BBC, vajza që besohet se quhet Kim Chu-ae, iu bashkua atij të premten gjatë inspektimit të një lëshimi të madh rakete balistike ndërkontinentale.

Babë e bijë qëndruan dorë për dore gjatë testit, i cili u dënua nga SHBA.

Kim drejton një nga shtetet më të fshehta në botë dhe shumë pak dihet për jetën e tij personale.

Disa foto u publikuan nga agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, duke treguar të dy të kapur për dore ndërsa bisedonin, duke folur me zyrtarët, duke inspektuar raketat dhe duke parë lëshimin e raketës.

Zbulimi i vajzës së Kim Jong Un ka më shumë interes për analistët e Koresë së Veriut, shumë më tepër sesa lajmet se ka lëshuar me sukses raketën e saj më të fuqishme balistike ndërkontinentale, që mendohet se është në gjendje të godasë Shtetet e Bashkuara.

Pse? Sepse thotë shumë për të ardhmen e regjimit dhe programin e tij të armëve bërthamore. Ose të paktën, ngre disa pyetje intriguese.

Së pari, a do të thotë kjo se ajo është zgjedhur si pasuese e Kim Jong Un dhe një ditë do të drejtojë Korenë e Veriut? Me shumë mundësi. Kjo është një dinasti familjare, që do të thotë se Kim do të dëshirojë që një nga fëmijët e tij të marrë frenat.

Së dyti, pse e zbulon tani? Ajo është ende shumë e re. Nëse ai është duke e përgatitur atë për të ardhur në krye, a mund të nënkuptojë kjo se lideri 38-vjeçar ka probleme shëndetësore? Shëndeti i tij është objekt i shumë spekulimeve, pasi shihet se paraqet rrezikun më të madh për stabilitetin e regjimit.

Dhe së treti, çfarë thotë kjo për programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut? Zbulimi i saj në një nisje kaq të rëndësishme sugjeron që ajo një ditë do të luajë një rol në zhvillimin e armëve të vendit. Kohët e fundit Kim njoftoi se ai, në asnjë rrethanë, nuk do të heqë dorë nga armët e tij bërthamore. Kjo është një mënyrë për t’i treguar botës armët e tij bërthamore janë këtu për të qëndruar, deri te gjenerata e ardhshme.