Vendosni fjalën kyçe....

Koleksioni i letrave të dashurisë të Bob Dylan shitet për 670 mijë dollarë


Një koleksion letrash dashurie, të shkruara nga Bob Dylan në rini, për të dashurën e shkollës së mesme, është shitur në ankand në një librari të njohur portugeze për gati 670,000 dollarë.

‘Livraria Lello’ në Porto, Portugali, e cila e cilëson veten si ‘libraria më e bukur në botë’, planifikon të mbajë arkivin e 42 letrave të shkruara me dorë për tifozët e studiuesit e Dylan, tha në një deklaratë ankandi ‘RR Auction’ të premten.

Dylan, i cili në rini banonte në Hibbing, Minesota, i shkroi letrat për Barbara Ann Heëitt midis viteve 1957 dhe 1959 kur ai njihej ende si Bob Zimmerman. Ato ofrojnë një pasqyrë të një periudhe të jetës së tij për të cilën nuk dihet shumë.

Çuditërisht, në disa nga letrat Dylan shkruan për ndryshimin e emrit dhe shpresën për të shitur një milion disqe. Dekada më vonë, 81-vjeçari Dylan, njëherazi fitues i Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2016 ka shitur rreth 125 milionë disqe.

Në ankand u shitën edhe disa sende të tjera personale të Dylan, duke përfshirë një arkiv me 24 poema pa titull të shkruara kur këngëtari ndoqi studimet në Universitetin e Minesotës, që u shit për gati 250,000 dollarë; dhe një nga fotografitë më të hershme të njohura të nënshkruara të Dylan-it që u shit për më shumë se 24,000 dollarë.