Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me homologun e tij të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
“Me ma t’mirin”– shkruan ai teksa shfaqen sëbashku nga Samiti i Frankofonisë që ka mbledhur 88 liderë botërorë në Tunizi.
Rama publikoi fotografi ku shfaqej duke përshëndetur edhe kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau, presidentin e Francës Emmanuel Macron e liderë të tjerë.
Në këtë takim ndodhet edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, por ai nuk u pa kurrkund krah saj. Përveç në fotografinë familjare ku iu qëlloi të jenë afër.