Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me një artikull të revistës Forbes dhe thotë se shqiptarët po ikin sepse kryeministri Edi Rama është armiku kryesor i lirive të tyre, autori dhe përgjegjësi i vrasjes së shpresës së të rinjve.
Meta shton se Shqipëria u përket të rinjve dhe se këtë opozita do ta bëjë realitet.
“Eksodi masiv i të rinjve tanë tërheq vëmendjen edhe të Forbes.
Shqiptarët po ikin, duke zënë vendin e tretë në botë për të larguarit nga vendi, sepse Edi Rama është armiku kryesor i lirive të tyre, autori dhe përgjegjësi i vrasjes së shpresës së të rinjve, në nivele aq dramatike sa po i detyrojnë të rrezikojnë edhe jetën duke kaluar La Manshin me gomone!
Ne nuk duam që ky vend të braktiset, pasi çdo fëmijë që ikën nga Shqipëria le një brengë në familje.
Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do ta bëjmë këtë realitet!”- shkruan Meta.