Vendosni fjalën kyçe....

Prezantohen 7 kandidatët që synojnë Bashkinë e Tiranës


Partia Demokratike ka prezantuar sot 7 kandidatët që do të marrin pjesë në garën për Primaret, që do të nxjerrin kandidatin që do të garojë përballë kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Takimi është zhvilluar në degën 1 dhe 2 në Tiranë.

Në këtë garë brenda PD-së konkurrojnë aktualisht:

  1. Belind Këlliçi
  2. Ilir Alimehmeti
  3. Gerti Bogdani
  4. Adriana Kalaja
  5. Julian Dedaj
  6. Fatmir Merkoçi
  7. Enkelejda Fejzo

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi u shpreh se është i gatshëm për t’i lënë të gjitha funksionet e tij dhe për t’u përballur me Veliajn. Ai shtoi se nëse do fitojë, kandidatët e tjerë në garë do jenë pjesë e ekipit të tij në bashkinë e kryeqytetit.

Ndërsa mjeku Alimehmeti u bëri thirrje demokratëve për bashkim, duke theksuar se vetëm po qenë të bashkuar mund ta mundin Veliajn.             

“E para është si fitojmë ne 14 Majin e 2023. Kjo është pyëtja e parë. Këtë mund ta fitojmë vetëm me këto elementë. Bashkim dhe pastërti, pa bashkim, pa vota të bashkuara, ne nuk arrijmë dot më 14 maj. Duhet ta shohim të vërtetën në sy. Na duhen patjetër të gjitha votat tona. Na duhet edhe vota e pjesës tjetër të shoqërisë, edhe shoqërisë civile. Na duhen edhe vota të majta. Detyra juaj është të gjeni kush nga këto oferta që keni përballë mund ta bëjë këtë gjë. Bashkohem me thirrje, mos shihni situata lobimesh etj etj. Vendosni me zemrën tuaj, për veten tuaj, për familjen tuaj.”– tha Alimehmeti.