Vendosni fjalën kyçe....

“Të enjten largojini fëmijët nga ekrani, do hapet puseta e gënjeshtrave”- Vasili ironizon Ramën


Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me deklaratën e sotme të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se të enjten në Parlament do u japë shpjegime shqiptarëve në lidhje me projektin për Portin e Durrësit.

Vasili e ironizon Ramën duke u bërë apel qytetzrëve të largojnë fëmijët nga ekrani, pasi sipas tij do hapet “puseta e gënjeshtrave”.

 “Të enjten largojini fëmijët nga ekrani sepse do të hapet puseta e gënjeshtrave dhe është krim të infektohen me virusin e gënjeshtrës Made in Rama.”– shkruan Vasili i cili numëron disa prej lajmeve ‘fake’ të shpërndara nga kryeministri Rama.

Ai thekson se Porti i Durrësit është aferë e përbindshme dhe s’ka gënjeshtër të Ramës, që e shfajëson dot këtë përveçse e rëndon shumë më keq.

POSTIMI I PLOTË

Ju flet Radio Rama; të enjten në ora 10.00 do të transmetojmë emisionin:
“Një thes me gënjeshtra për Portin e Durrësit. Skenari, Regjia dhe Skenografia Edi Rama dora vetë. Ju ftojmë të mos na ndiqni”.

Rama ka bërë ciu-ciu prapë për Portin e Durrësit dhe ka thënë që do vijë në Kuvend e do na çudisë.

Po ç’do na çudisë më?

Ia ka arritur për së mbari të na çudisë me Manhattanin e Zagrebit.
Të enjten Rama do tregojë përrallat me Manhattanin e Alabbarit në Zagreb, e mirëpresim gënjeshtarin!
Skenari i të enjtes përmban edhe tre pika të tjera të rendit të ditës për prezantimin nga qeveria e paketës së re qeveritare:

“Gënjeshtra Made in Rama”:
1. Rrëfim për protestuesit në Algjeri në kohën e Pandemisë, që Rama i shndërroi në shpërndarje nga policia me dhunë në Spanjë.
2. Rrëfim nga Rama për burgun imagjinar për energjinë në Zvicër si një gënjeshtër madhështore made in Rama.
3. Rrëfim se si Rama e bëri pasurinë e kartelit meksikan të drogës në Sinaloa më të madhe se GDP e Gjermanisë megjithëse ishte 1200 herë më e vogël.
Të enjten largojini fëmijët nga ekrani sepse do të hapet puseta e gënjeshtrave dhe është krim të infektohen me virusin e gënjeshtrës Made in Rama.
P.S. Porti i Durrësit është aferë e përbindshme dhe s’ka gënjeshtër të Edi Ramës, që e shfajëson dot këtë përveçse e rëndon keq e shumë më keq.