Vendosni fjalën kyçe....

Botëror mes polemikash, fotot mahnitëse nga çelja e evenimentit në Katar


Për herë të parë ndonjëherë, Kupa e Botës po zhvillohet në Lindjen e Mesme.

Kombi i vogël i Katarit po organizon Botërorin e futbollit një nga spektaklet më të mëdha dhe më fitimprurëse të sportit.

Është hera e parë që Kupa e Botës zhvillohet në një vend islamik megjithatë edicioni i këtij viti është zhytur në polemika, me një pjesë të madhe të tyre që janë përqendruar te të drejtat e njeriut, vdekja e punëtorëve emigrantë që kanë punuar për ndërtimin e stadiumeve, të drejtat LGBTQ dhe të drejtat e grave në vend.

Kupa e Botës është mbajtur gjithmonë në maj, qershor ose korrik, por edicioni i këtij vitit u zhvendos në nëntor e dhjetor për shkak të klimës së nxehtë në Katar.

Temperaturat ka të ngjarë të jenë ende rreth 30 gradë Celsius, por organizatorët shpresojnë të luftojnë nxehtësinë me metoda të shumta, duke përfshirë sistemet e ftohjes së teknologjisë së lartë në stadiume.

Më poshtë janë disa nga fotot më mahnitëse që janë parë deri tani që prej nisjes së botërorit.