I moshuari, Çaush Shehaj ka humbur jetën në sallën e reanimacionit në spitalin e Fierit, si pasojë e plagëve të marra nga dhuna që kanë ushtruar ndaj tij dy grabitësit, Ervis Halimi dhe Musa Gudo.
Lidhur me ngjarjen, policia procedoi penalisht edhe 16 vjeçarin F.Ç i cili akuzohet për ‘moskallëzim krimi’.
Është sekuestruar edhe arma e krimit tip ‘automatik’ me të cilën dy të rinjtë kanë kërcënuar të moshuarin 89 vjeçar.