Dy familje që ishin bllokuar mes ujit janë evakuuar nga policia.
Familjet e bllokuara ndodheshin në lagjen Ajasem, ndërsa njëri nga anëtarët e njërës familje ishte sëmurë e kishte nevojë për ndihmë mjekësore.
Pas njoftimit në vendin e ngjarjes shkuan forcat e FNSH-së bashkë me mjetet që kanë në dispozicion për raste të kësaj natyre duke bërë të mundur zhvendosjen e dy familjeve që rrezikoheshin nga uji.