Protestuesit dolën sërish në rrugë të shtunën në Paris në vitin e katërt të demonstratave të jelekëve të verdhë.
Një qytetare që merr pjesë prej katër vitesh në protesta tha se vendi është bërë i pajetueshëm për shkak të rritjes së madhe të çmimeve.
Lëvizja e Jelekëve të Verdhë, e cila filloi në Francë në 17 nëntor 2018, në përgjigje të rritjes së çmimit të karburantit dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike, vazhdon me protesta kundër politikave socio-ekonomike të presidentit Emmanuel Macron.
Demonstruesit dalin në rrugët e Parisit çdo të shtunë duke kërkuar dorëheqjen e presidentit.