Vendosni fjalën kyçe....

Kongresmeni republikan: Me Trump ne humbasim, nuk do e fitojë nominimin për zgjedhjet e vitit 2024


Ish-kryetari i Kongresit, republikani Paul Ryan tha të dielën në ‘This Week’ të ABC se ish-presidenti Donald Trump shkaktoi humbjen e Partisë Republikane në zgjedhjet afatmesme, kështu që ai nuk duhet ta fitojë nominimin presidencial në 2024.

Sipas tij, nëse republikanët do vijojnë të qëndrojmë me Trump atëherë humbjet nuk do ndalen, siç ka ndodhur katër vitet e fundit.

“Ka disa faktorë për rezultatin zhgënjyes  pnë zgjedhjet afatmesme por unë personalisht mendoj se provat janë vërtet të qarta. Faktori më i madh ishte faktori Trump. Shikoni Chris Sununu që garoi kundër Bolduc në New Hampshire. Po kështu shikoni Kemp që garoi me Walker në Georgia. Mendoj se do ta kishim fituar qartësisht Senatin nëse do kishim republikanë tradicionalë në zgjedhjet e përgjithshme siç bënë guvernatorët. Unë mendoj se do kishim fituar vende si Arizona, Pensilvania e New Hampshire, nëse do të kishim një republikan tradicional konservator, jo një republikan të Trump.

Ajo që ne e dime tani dhe që është mjaft e qartë është se me Trump, ne e humbasim. Ka fakte për këtë. Ne e humbëm Kongresin në vitin 2018, humbëm presidencën në vitin 2020, Senatin në vitin 2020. Në vitin 2022, duhet të kishim dhe mund ta kishim fituar Senatin. Ne nuk e bëmë, dhe ne kemi një shumicë të brishtë në Kongres për shkak të faktorit Trump. Nëse e largojmë Trump-in, fillojmë të fitojmë zgjedhjet, nëse qëndrojmë me të, vijojmë të humbasim.” – tha Ryan.