Lumi Gjadër del nga shtrati, përmbyten tokat bujqësore


Disa toka bujqësore janë përmbytur pasi lumi Gjadër ka dalë nga shtrati.

Disa shtylla elektrike janë dëmtuar gjithashtu si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Niveli i lumit Kir në Shkodër është rritur për shkak të reshjeve të dendura gjithashtu.

Deri më tani situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për përmbytje.

Edhe zona e Bardhajve ka pasur prani të ujit në oborret e banesave. Banorët thonë se kjo vjen si pasojë e mos pastrimit të tyre prej 30 vitesh.