Vendosni fjalën kyçe....

Lumi merr para urën e vjetër dhe e përplas te e reja, ndërpritet qarkullimi në Urën e Bahçallëkut në Shkodër (Video)


Shirat e dendur në Shkodër kanë bllokuar qarkullimin në Urën e re të Bahçallëkut.

Mbetjet e urës së vjetër janë marrë përpara nga lumi e janë përplasur te ura e re.

Kjo ka bërë që qarkullimi të ndërpritet për të shmangur çdo rrezik të mundshëm ndaj mjeteve apo këmbësorëve që kalojnë mbi të.

Qarku i Shkodrës është më i prekurit nga përmbytjet e shkaktuara prej shirave të dendur të 24 orëve të fundit.

Në Bogë të Malësisë së Madhe babë e bir janë ende të zhdukur pasi uji mori para makinën me të cilën udhëtonin. Polumbarët e RENEA-s po kërkojnë për gjetjen e tyre.

Sipërfaqe të mëdha toke janë nën ujë ndërsa Ministria e Arsimit ka pezulluar mësimin në 16 shkolla të qarkut. Po kështu katër familje janë evakuuar për shkak se rrezikoheshin nga uji.

*Video marrë nga Anton Hasanpapaj në Facebook