Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme Panairin e Librit në Tiranë.
Në një deklaratë për mediat, Meta tha se duhet më shumë mbështetje që libri të arrijë te sa më shumë lexues.
Meta theksoi se përmes librit do formohen qytetarë të denjë për vendin që do garantojnë demokracinë.
“Sot jemi te libri, jemi te heronjtë e shoqërisë sonë. Përshëndes të gjithë krijuesit. Punojnë shumë, sakrifikojnë shumë në një aktivitet që do e quaja kulturor. Duhet më shumë mbështetje që libri të ketë mundësi të preket nga sa më shumë lexues dhe fëmijë por përmes librit të formojmë qytetarë të denjë për vendin dhe garant të demokracisë dhe të ardhmes sonë që është vetëm europiane”, tha Meta.