Vendosni fjalën kyçe....

PL thirrje SPAK-ut: Heto babëzinë e korrupsionit në KESH, blen energji me çmime të larta ndërkohë që hap portat e hidrocentraleve


Partia e Lirisë i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) lidhur me blerjen e energjisë me çmimi shumë të lartë, ndërkohë që ka hapur portat e shkarkimit në hidrocentrale për shkak të reshjeve të dendura.

Nënkryetari i PL-së Braimllari shkruan se KESH është në gjendje kaosi për shkak të keqadministrimit me dashje të kaskadës së Drinit.

Ai i bën thirrje prokurorisë të hetojë atë që quan ‘babëzi korrupsioni’.

“KESH është në një situatë kaosi nga keqmenaxhimi me dashje të kaskadës së Drinit. SPAK të hetojë këtë babëzi korrupsioni. Në periudhën më të mirë hidrike në vend KESH vazhdon të blejë energji me çmim shumë të lartë si pasojë e kontratave që ka bërë dhe ndërkohë hidroçentralet nuk po prodhojnë me kapacitet të plotë sepse nuk kanë ku ta çojnë energjinë. Kaskada e drinit ka hap portat e shkarkimit duke përmbytur Shkodrën dhe ndërkohë nuk po prodhon me kapacitet të plotë. Kjo është një krizë e thellë keqmenaxhimi që vjen si pasojë e korrupsionit në sistem ku keqmenaxhimi me vetëdije të plotë bëhet vetëm me një qëllim për të grabitur para nga shit-blerja e energjisë. SPAK duhet të hetojë këtë babëzi korrupsioni.” – shkruan Barimllari.