Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Malësi të Madhe ku një makinë është marrë nga rrjedha e ujit.
Në makinë ndodheshin babai me dy fëmijët e tij.
Vajza ka mundur të dalë nga makina dhe është shpëtuar nga një banor i zonës ndërsa babai me të birin janë marrë nga rrjedha.
Policia thotë se po punohet për gjetjen e dy shtetasve.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë e Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).
Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit.
Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir)”-njofton policia.