Vendosni fjalën kyçe....

Trump ngurron të rikthehet në Twitter


Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump nuk ‘sheh asnjë arsye’ për t’u rikthyer në Twitter edhe pasi shefi i kompanisë Elon Musk rivendosi llogarinë e tij, tha ai të shtunën. Trump tashmë ka miliona ndjekës në rrjetin e tij, Truth Social.

Vërejtjet erdhën gjatë takimit të lidershipit të Koalicionit Republikan Hebre përmes një videoje të drejtpërdrejtë. Twitter ka ‘shumë probleme’, vuri në dukje ish-presidenti, duke vërejtur se ‘mund t’ia dale ose mund të mos ia dalë’.

Megjithatë, Trump tha se i pëlqente që Musk e kishte blerë kompaninë.

“Ai është personazh interesant e mua më pëlqejnë ata. Ai është i zgjuar.”

Ai këmbënguli se platforma e tij e re, Truth Social, po ecën mjaft mirë e do mbetet aty ku ka afro 5 milionë ndjekës, megjithëse kjo është shumë më pak se 86 milionë ndjekësit që kishte në Twitter. Musk e ktheu @realDonaldTrump nga bllokimi të shtunën pasi 51.8% e ndjekësve të tij iu përgjigjën pozitivisht një sondazhi që pyeste nëse ish-presidenti duhet të rikthehej në Twitter.

“Njerëzit folën.” – shkroi manjati i Teslas në Twitter, duke shtuar një frazë latine që do të thotë ‘zëri i popullit është zëri i Zotit’.

Ndërsa Trump është i detyruar kontraktualisht t’i japë Truth Social një ekskluzive gjashtëorëshe në mesazhet e tij në mediat sociale, ai lejohet të postojë ‘mesazhe politike e mbledhje fondesh politike’ kudo e në çdo kohë.

Trump ka thënë më parë se nuk do të kthehej në Twitter edhe nëse llogaria e tij do rikthehej. Ai u hoq nga platformasi dhe nga Facebook, Instagram dhe shumicën e mediave të tjera sociale vitin e kaluar pas trazirave të 6 janarit në Kapitol, për gjoja nxitje të dhunës duke nxitur mbështetësit e tij të protestojnë kundër certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Postimi i fundit mbetet një që mban datën 8 janar, ku thuhet se ai nuk do marrë pjesë në përurimin e Presidentit Joe Biden.

Trump njoftoi zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet e 2024 javën e kaluar. Nëse zgjidhet, ai do të ishte presidenti i dytë në histori që do shërbejë dy mandate jo të njëpasnjëshme.