Vendosni fjalën kyçe....

Babë e bir i mori rrjedha e ujit në Malësinë e Madhe/ Ambasadorja Kim: Jemi të pikëlluar, gati të ofrojmë mbështetje sipas nevojës


Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Malësinë e Madhe, ku humbën jetën babë e bir pasi i mori rrjedha e ujit.

Në një postim në “Twitter”, ambasadorja u shpreh ngushëllimet familjarëve të Pjetër Rushajt. Ajo shton se SHBA është e gatshme të ofrojmë mbështetje sipas nevojës.

“Jemi të pikëlluar për vdekjen dhe dëmet që rezultuan nga përmbytjet shkatërruese në veriun e Shqipërisë. Shprehim ngushëllime për familjet e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur dhe respekt për guximtarët shqiptarë që ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës.”- shkruan Kim.

Babë e bir humbën jetën mbrëmë si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin. Pjetër Rrushaj, 48 vjeç dhe i biri 13-vjeç u gjetën të pajetë mëngjesin e kësaj të hëne pas 16 orësh kërkime.