Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka akuzuar PD-në për dezinformim për sa u përket përmbytjeve në vend.
Ai deklaroi se ‘parazitët’ po mundohen të përdorin përmbytjet për të dezinformuar qytetarët duke përmendur opozitën e veçanërisht PD-në e Berishës.
Balla theksoi se reshjet do vijojnë dhe se institucionet janë të gatshme për t’iu përgjigjur situatës.
“Uroj që kjo situatë e vështirë e krijuar për shkak të reshjeve të kalojë sa më shpejt. Shprehim solidaritetin tonë për të dëmtuarit. Besoj se biem dakord ndaj parazitëve që mundohen të përdorin raste të tillapër të dezinformuar. Gjatë ditës së djeshme ka pasur një dezinformim që ka ardhur nga opozita, nga PD ose nga Foltorja. Por për fat të keq dhe nga ndonjë media të caktuar, meqenëse sot është dita ndërkombëtare e TV dua të theksoj dezinformimin që sjell opozita e sjell dhe media. Gjithë Shqipëria e ka parë që niveli i reshjeve ka qenë i jashtëzakonshëm, duke e bërë të pamundur që kapaciteti ujëmbledhës të mbajë gjithë prurjen. Por gjithçka në këto momente është në nivelin e sigurisë, reshjet do të vazhdojnë, forcat do jenë në terren.” – tha Balla.