Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Protesta e PD-së fyerje ndaj liderëve të BE-së


Kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, në emisionin “Opinion” e ka cilësuar fyerje ndaj liderëve të BE protestën e PD-së më 6 dhjetor, ditën kur zhvillohet samiti i BE me Ballkanin Perëndimor.

Balla tha se protesta nuk është kundër qeverisë, por kundër BE duke rënë ndesh me traditën mikpritëse të Shqipërisë.

“Në nuk bëhemi pjesë këtij debati të brendshme. Ajo që ka rëndësi për qytetarët që është surprizuar që bie ndesh me mikpritjen shqiptare. Mund të zhvillohen mitingje partish politike në çdo ditë të vitit, por të zhvillosh miting në një ditë kur ke udhëheqësit e Evropës, mendoj se është jo vetëm zgjedhje e gabuar, por është një fyerje e asaj që shqiptarët kanë ditur ta promovojnë më së miri që është mikpritja. Kundër kujt do protestosh, kundër kancelarit gjerman? Populli shqiptar i ka abandonuar protestat e Berishës prej kohësh. Një parti që pretendon se në zgjedhjet të brendshme të saj marrin pjesë 50 mijë veta, por asnjë e 1 e7 nuk është paraqitur”,-tha Balla.