Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nga Oboti: Do çojmë në Parlament ligjin që detyron KESH të krijojë fondin e përmbytjeve


Kryetari i PD-së Sali Berisha ka qenë pasditen e sotme pranë familjeve në Obot të Shkodrës.

Ai ka biseduar me banorët të cilët i kanë treguar situatën dhe janë ankuar për keqmenaxhimin e kaskadës. Sipas banorëve, janë nën ujë mbi 1000 hektarë tokë dhe janë rrethuar nga uji 110 shtëpi.

 “Kjo përmbytje ka thyer rekordet. Nuk e mohojmë që ka rënë shi i rrëmbyeshëm por mosfunksionimi I Kaskadës së Drinit, keqmenaxhimi. Kanë bërë një hapje brutale të digave. Është e pafalshme. S’arritëm as të lajmëronim njerëzit. Janë mbi 110 shtëpi të rrethuara, janë bllokuar brenda. Janë ngrit shtabet emergjente të bashkisë, por është e pafalshme. Asnjë dëmshpërblim, asnjë gjë s’kanë marrë në këto 10 vitet e fundit. Qysh kur i ka dëmshpërblyer qeveria juaj. 1 mijë hektarë janë përmbytur për 12 orë. Për 12 orë ka dalë 5 metër. Nga ura e Bunës deri në Doganë është me ujë.”- tha banori.

Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se kjo është një fatkeqësi e krijuar dhe bazë e problemit është për shkak të vjedhjes. Ai tha se do propozojë në Parlament një ligj që e detyron KEDH-in të krijojë Fondin e Përmbytjeve.

“Një fatkeqësi e krijuar, sigurisht reshjet kanë qenë të fuqishme por bazë absolutisht është keqmenaxhimi absoluti  kaskadës për shkak të vjedhjes. Këtu janë vjedhjet shkaku kryesor. Sepse këta në kohë kur mund të prodhonin energji për të gjitha nevojat e vendit, kanë bërë tenderin e kanë blerë energji dhe s’kanë prodhuar asnjë kilovat gjet sot në mëngjes që kanë filluar prodhimin pasi u demaskua. Natyrisht shkarkimet bëhen të paevitueshme, për shembull kur Hidrocentrali i Komanit kërcënon ndërtesën e marrjes në Fierzë, por njoftohen disa orë përpara, I kanë patur të gjithë treguesit, mirëpo keqmenaxhimi i Kaskadës është bërë ligj për shkak të vjedhjeve që bëjnë këta me energjinë dhe në tërësi jo vetëm me energjinë me çdo gjë. Por energjia tashmë është shndërruar në një mall me të cilin vjedhin ditë e natë.

I kanë marrë KEK-ut të Kosovës 150 milionë kilovat depozita dhe kur KEK-u fut në riparim termocentralet bateritë u kërkoi që ti kthenin një pjesë por këta nuk i dhanë asnjë kilovat.

Një pjesë të madhe të energjisë së KEK këta e shitën në pik në një kohë kur kaskada duhej të ruhej të mbahej Fierza nën kontroll, por jo. Kjo është vjedhje me pasoja të mëdha. Hapin fshehtas tunelet e Komanit, hapin portat e Zadejës të Vaut të Dejës dhe vjen përmbytja me shpejtësi të rrufeshme. Njerëzit kanë qënë jashtë dhe nuk u futën dot në shtëpi.

Ky nuk njef asnjë ligj pasi ligji detyron KESH të paguajë çdo dëmtim që bën. Ne do të marrim menjeherë masat që KESH të krijoijë fondin e përmbytjeve që të ruhet vetëm për rastet e përmbytjeve. Ligji detyron atë që dëmton të paguajë. Këta e kanë zhndërruar KESH në një ndërmaje private.”- tha Berisha.

Gjatë vizitës së tij, Berisha përgëzoi ushtarakët për ndihmën e tyre në Obot.