Vendosni fjalën kyçe....

Demokratët që mund të sfidojnë Bidenin për Shtëpinë e Bardhë


Joe Biden është presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-ve dhe vlerësimi për të nga publiku ka rënë ndjeshëm. Por pavarësisht kësaj Biden vazhdimisht ka thënë se ka ndërmend të rikandidojë edhe pse ende s’e ka vendosur përfundimisht.

Donald Trump nga ana tjetër ka njoftuar zyrtarisht se do të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë. Por të dy janë jopopullorë.

Sondazhet tregojnë se shumica e demokratëve duan që partia e tyre të emërojë dikë tjetër përveç Bidenit. Kjo sipas BBC-së mund të paraqesë një mundësi për një brez të rinjsh liberalë.

Kamala Harris

Ndoshta askush nuk do të përfitonte më shumë nga largimi i një presidenti në moshë se sa zëvendësja e tij Kamala Harris.

Një ish-prokurore e cila ka shërbyer dhe si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë dhe si senatore, 58-vjeçarja Harris theu rekord në vitin 2020 duke u bërë si nënpresidentja e parë grua, me ngjyrë dhe aziatiko-amerikane në historinë e SHBA-ve.

Vitin e kaluar, ajo shërbeu shkurtimisht si ushtruese e detyrës së presidentit në 85 minutat që iu deshën Bidenit për t’iu nënshtruar një kolonoskopie.

Zonja Harris është edhe më pak popullore se presidenti dhe disa votues e kanë vënë në dyshim kompetencën e saj.

Që nga marrja e detyrës, asaj i janë caktuar disa nga portofolet më të vështira të administratës, duke përfshirë fluksin e emigrantëve në kufirin jugor të SHBA. Kritikët konservatorë e kanë akuzuar atë për paraqitje të pakëndshme publike. Lëvizja e lartë e stafit dhe raportet për moralin e ulët në zyrën e Zv.presidentes vetëm sa i kanë përkeqësuar gjërat. Por mbështetësit e saj këmbëngulin se ajo është keqtrajtuar padrejtësisht me shpifje mizogjene dhe seksiste.

Gavin Newsom

Nëse Zëvendëspresidentja Harris dikur ishte një kandidate e sigurt për të pasuar Presidentin Biden, është një tjetër politikan i Kalifornisë ai që tani po fiton më shumë bujë, Guvernatori Gavin Newsom.

Politikani 55 vjeç, së pari fitoi vëmendjen kombëtare kur, si kryebashkiak i San Franciskos në vitin 2004, nxorri licencat e martesës së personave të të njëjtit seks në kundërshtim me ligjin shtetëror.

Një sipërmarrës i tregtisë së verërave, ai u zgjodh guvernator i shtetit të tij në vitin 2018 dhe u vendos si një mburojë progresive kundër administratës konservatore Trump.

Neësom fitoi lëvdata për udhëheqjen e sigurt në fillim të pandemisë, por u kap në kamera në një darkë ku shpërfilli rregullat e tij për Covid, shkaktoi një përpjekje vitin e kaluar për ta hequr atë si guvernator përpara përfundimit të mandatit të tij.

Megjithatë guvernatori tani po hyn në një mandat të dytë pasi fitoi në zgjedhjet afatmesme të mbajtura në fillim të këtij muaji.

Neësom ka mbështetjen e donatorëve të mëdhenj demokratë, por vëmendjen po e merr gatishmëria e tij për të zgjedhur “luftën” në skenën kombëtare kohët e fundit dhe kritikat për partinë e tij.

Pete Buttigieg

Nga 28 demokratët që u mundën nga Biden në vitin 2020, pak shkëlqyen aq shumë sa Pete Buttigieg.

Pavarësisht se ishte i panjohur në arenën e politikës kombëtare, 40-vjeçari ia kaloi performancës së politikanëve me përvojë përpara se të largohej nga gara.

Votuesit u tërhoqën nga rezymeja e tij, rinia dhe fjalimi. I diplomuar në Harvard, i cili mori pjesë dhe në Oksford me një bursë në Rodos dhe shërbeu me marinën amerikane në Afganistan, Buttigieg doli hapur si homoseksual në vitin 2015 ndërsa shërbente si kryebashkiak i South Bend, një qytet i vogël industrial me rreth 100 mijë njerëz në Indiana.

I quajtur “Kryetari Pete” nga mbështetësit e tij, ai u zgjodh si Sekretar i Transportit i Bidenit.

Ndërsa pozicioni i kabinetit është zakonisht i ulët, Buttigieg ka mbikëqyrur kalimin e investimeve të mëdha në infrastrukturë, është detyruar t’i përgjigjet ndërprerjeve të ndryshme të zinxhirit të furnizimit dhe është një nga zëvendësuesit më të shpeshtë të administratës në lajme. Ndërkohë, ai dhe bashkëshorti i tij i aftë për mediat sociale, Chasten, kanë dy fëmijë binjakë dhe shpesh shihen sëbashku në Uashington.

Bernie Sanders

Nëse mosha e Bidenit është një pengesë për votuesit, emërimi i senatorit 81-vjeçar nga Vermonti Bernie Sanders, mund të mos ketë kuptim për shumëkënd.

Por shumë votues ende e shohin ligjvënësin prej kohësh si fenerin e një lëvizjeje të krahut të majtë në rritje në Shtetet e Bashkuara.

Sanders pothuajse i mposhti shanset në garën e vitit 2016 kundër demokrates Hillary Clinton.

Duke u renditur sërish i dyti në 2020 pas Bidenit, i vetë-përshkruari “socialist demokrat” që atëherë ka punuar për të ndikuar në politikën e administratës, me sukses të moderuar.

Por mesazhi i tij se demokratët bëjnë shumë pak për të bindur votuesit e rinj dhe klasën punëtore për të votuar për ta, vazhdon të rezonojë dhe mbështetësit e një tjetër kandidimi në Shtëpinë e Bardhë mund të shpresojnë që hera e tretë të jetë e vërteta.

Të tjerë që mund të garojnë: ”Alexandria Ocasio-Cortez, Ro Khanna, Amy Klobuchar, Cory Booker, Elizabeth Warren, Gretchen Whitmer, JB Pritzker, Jared Polis, Phil Murphy”.