Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiakut Pjerin Ndreu i heqin patentën: Shkelja që bëra ishte përtej limitit të tolerancës


Kryebashkiakut socialist Pjerin Ndreu Policia i ka hequr patentën. Kjo ka ndodhur para një muaji, për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit me makinë nga ana e kryebashkiakut.

Këtë e zbuloi vetë Ndreu në emisionin “Aldo Morning Show”.

Pjesë nga biseda:

Pjerin Ndreu: Unë aktualisht s’kam patentën për shembull. Para një muaji ma kanë hequr.

Aldo: Pse?!

Pjerin Ndreu: Për shkelje në trafik.

Aldo: Ja fut kot! Seriozisht e ke?! Po s’të njohin?

Pjerin Ndreu: Më njohin, por shkelja ishte përtej limitit të tolerancës.

Gjatë kësaj interviste, kryebashkiaku i Lezhës tha se në një moment në jetë të gjithë bëhemi shkelës.

“Është e natyrshme, na ndodh të gjithëve që të jemi realist. Në një moment të caktuar ne  të gjithë mund të bëhemi subjekt i një shkelje të tillë.”- është shprehur ai.