Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur pas takimit në Bruksel për propozimin e Bashkimit Evropian për çështjen e targave ilegale serbe.
Kurti tha se propozimi i BE-së që Kosova mos të vendosë gjoba dhe Serbia mos të lëshojë targa KM është i papranueshëm për të.
“Kjo për neve nuk është e pranueshme nëse nuk shoqërohet edhe me atë për të cilën jemi ftuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve.”- tha ai.
Kurti tha para mediave se shpreson që BE do të gjejë forcën që t’i rrijë prapa propozimit të saj për normalizimin e marrëdhënieve.
“Me keqardhje mund të them që ndërmjetësit, në këtë rast Borrell hoqi dorë nga ky afati i marsit të vitit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Po them me keqardhje sepse vetë e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe në anën tjetër propozimi është i Bashkimit Evropian. Kur u takuam në Paris në Forumin për Paqe, Borrell tha se propozimi nuk është Franko-Gjerman, por i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania. Sot ai hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi… Unë jam i gatshëm që të vij këtu të zhvillojë takime gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë… Shpresoj që BE t’i rrijë prapa propozimit të vetë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Sërbisë.”– u shpreh ai.