Në vend kanë nisur reshjet e para të borës.
Reshjet janë regjistruar në Tamarë, Vermosh e aksin Qafë Thore-Theth. Sipas ARRSH-së mjetet e rënda po punojnë për mbajtjen e qarkullueshme të rrugëve.
Probleme për sa i përket qarkullimit ka në rrugën Shkodër-Lezhë në vendin e njohur si Harku i Bërdicës.
“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin. Në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore, po punohet për pastrimin e rrugëve. Për momentin në aksin Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Bedicës, vazhdon devijimi i makinave në rrugën e Gurit të Zi dhe në Dedaj-Bogë vazhdon devijimi për në rrugën alternative. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.” – thuhet në njoftimin e ARRSH-së.