Vendosni fjalën kyçe....

“Para 3 javësh Rama i lutej Zotit për shi”- Tedi Blushi: Shkodrën e përmbyti korrupsioni


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar për përmes rrjeteve sociale lidhur me përmbytjet në veri të vendit.

Blushi ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama i cili disa javë më parë “i lutej Zotit të binte sa më shumë shi”, siç shprehet ai. Sekretari i PL-së thotë se Shkodrën e përmbyti keqmenaxhimi i Ramës.

“Tre javë më parë (29 tetor 2022) Edi Rama i lutej Zotit të binte sa më shumë shi dhe sot “mallkon” shiun që për 10 orë shiu përmbyti Shkodrën.

Shkodrën e përmbyti korrupsioni i Edi Ramës (menaxhimi kriminal i energjisë elektrike) dhe jo Zoti!

Drejtësia duhet të veprojë sa më parë!”– shkriuan Blushi.