Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës për vjedhje, lidhur me situatën e përmbytjeve në veri të vendit.
“Si është e mundur që sa gdhihen e deri kur ngrysen bërtasin veç ‘Vjedhje! Vjedhje! Vjedhje’?! Sepse më shumë se kushdo është hajduti që bërtet kapeni hajdutin dhe këta kanë vjedhur aq shumë sa veç vjedhje shohin pas çdo gjëje!”– shkruan Rama në “Twitter”.
Opozita e ka akuzuar qeverinë se pavarësisht se reshjet ishin të parashikuara, ka blerë energji dhe vazhdon të blejë energji në kohë reshjesh.