Vendosni fjalën kyçe....

U morën nga uji në Malësi të Madhe, gjenden të pajetë babë e bir


Janë gjetur trupat e pajetë  të babë e bir që u shpallën të humbur dje pasi makina me të cilën udhëtonin u mor nga uji në Bogë të Malësisë së Madhe.

Vajza arriti të dilte nga mjeti ndërsa Pjetër Rushaj, 48-vjeç e i biri 18-vjeçar Jason Rushaj u morën nga rrjedha e ujit.

Kërkimet nisën që ditën e djeshme e u ndërprenë vonë në mbrëmje për të rinisur në mëngjes. Trupat e babë e bir u gjetën në vendin e quajtur ‘Grykë Lugje’ në Shkrel.

Njoftimi

“Në vijim të informacion të dhënë mesditën e djeshme se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza), ju bëjmë me dije se: Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).”