Pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç thotë se mes tyre nuk është arritur asnjë marrëveshje për çështjen e targave.
“Për arsye të paqarta, nuk kemi arritur absolutisht asnjë marrëveshje.”– tha Vuçiç pas bisedimeve disaorëshe, të hënën në Bruksel, sipas REL.
“Nuk mendoj se ka ndodhur ndonjë tragjedi, por, natyrisht, nuk do të jetë një periudhë e lehtë.”- tha ai, duke shtuar se Serbia “do t’i qëndrojë pranë popullit serb” në Kosovë.
Vuçiç doli i pari nga takimi ndërsa Kurti vijoi bisedimet edhe më gjatë me zyrtarët evropianë.