Vendosni fjalën kyçe....

Artan Rexhepi për deklaratën e Ardjan Çapjas: I shqetësuar se klani i tij po sulmohet dhe kundërshtarët jo


Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi ka komentuar deklaratën e Ardian Çapjes që implikoi Taulant Ballën me bandat e Elbasanit, si një strategji për t’u mbrojtur në gjykatë.

Në një intervistë në emisionin “Studio Live në Shqipëri” në “Report Tv” Rexhepi tha se nëse kjo deklaratë do të ishte e vërtetë do të përbënte një skandal të madh.

Sipas tij, kjo deklaratë është një mënyrë e Çapjas që të vetëmbrohet, pasi është i mendimit se klani i tij po sulmohet, e ndërsa kundërshtarëve s’po u “hyn gjemb në këmbë”.

“Në gjykimin tim është një mesazh i koduar, por jo dhe aq se ka nxjerrë emrin e politikanit, është shantazh i drejtpërdrejtë, nëse është i vërtetë drejtësia duhet të ndalet në mënyrën më të rreptë, nuk është se nuk i përballon dot situata të tilla. Akti që ai u detyrua të flasë është që ai vetë ose klani i tij, familja e tij ndihet e rrezikuar dhe në një prishje ekuilibrash, pra drejtësia po lëviz në mënyrë selektive, klani i Çelajve duket më i suportuar dhe ai po lëviz gurët e tij. Trazira më e madhe u bë me “super maketin Dumani” dhe hapja e atij thesi prishi shumë ekuilibra në Elbasan, Durrës, Tiranë. Dhe Çapja ka informacione për të gjitha lëvizjet, por pavarësisht kësaj deklarate për të shpëtuar ose jo veten, gjykoj që drejtësia duhet të ndalet në mënyrë të rremë, deklarata e tij implikon shumë njerëz.

Nëse deklarimi i tij është i vërtetë, kjo është skandaloze, por nuk është ngjarje që s’ka ndodhur, se ke anëtarë të forcave elitare që shoqërojnë njerëz të krimit, inkriminimi në vend ka arritur në nivele, krimi po i kthehet politikës në problem, Historia e Capjas, ai mendon se klani tjetër nuk po shqetësohet, ndërsa Capjat po vihet para drejtësisë, por ligji duhet të jetë i barabartë. Ai transmeton një mesazh që thuhet se është i koduar, por nuk është aspak.”– tha analisti.

Më tej ai tha se është kundër dhënies pa limit të statusit të të penduarit të drejtësisë, siç ndodhi me rastin e Altin Dumanit.