Vendosni fjalën kyçe....

Atentati ndaj Inez Hajrullës në Vlorë, gjykata jep 150 vite burg për 5 autorët


Gjykata e Vlorës ka përfunduar gjykimin ndaj pesë personave që akuzohen për atentatin ndaj Inez Hajrullas, ngjarje e ndodhur në 10 maj 2019.  

Në përfundim të gjykimit gjykata ka dënuar me 35 vite burg Daut Elmazin, 35 vite burg për Gentjan Dautajn ( Zoton), 30 vite burg për Igli Memajn ( Sulotin), 25 vite burg për Serxhio Ademin (Ciman) e po kaq vite burg për Albano Goxhajn.

Ngjarja ndodhi më 10 maj 2019 te ‘Uji i Ftohtë’ ku Hajrulla u qëllua nga një mjet në lëvizje, teksa ishte ulur në lokal.

Hajrulla i shpëtoi atentatit ndërsa i plagosur rastësisht në ngjarje mbajti Dajko Cenodemaj. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël.

Prokuroria akuzoi për ngjarjen Fatmir Hysenin, Daut Elmazin, nipi i Armando Sulejmanit ‘Çipurit’, Igli Memajn, Gentian Dautin, Serxho Ademin, Albano Goxhajn, Dejvison Serjanin, Ardjan Ahmetin e Xheladin Merkon.